Politike

Tensione tek Opozita/ Ish-deputetët Salianji e Mehmetaj refuzojnë të hyjnë në studio me Lefter Maliqin

4 Mars 2019, 20:00 Nga DOSJA
Tensione tek Opozita/ Ish-deputetët Salianji e Mehmetaj refuzojnë

TIRANË- Situata e krijuar në skenën politike shqiptare pas djegies së mandateve të opozitës, ka shkaktuar një sërë reagimesh e kundër-reagimesh.

Mbrëmjen e sotme Ervina Salianji nga Partia Demokratike dhe Kejdi Mehmetaj nga LSI, ishin të ftuar në emisionin “Byro politike” të gazetares Juli Xhokaxhi, përballë analistit Julian Zylo dhe deputetit të dalë nga lista e PD në Berat, Lefter Maliqi. 

Birime thanë për Dosja.al, se pasi kanë kuptuar se do të kishin përballë Lefter Maliqin, Si Salianji ashtu edhe Mehmetaj, nuk kanë pranuar të hynë në emision në një studio me të. Kjo ka bërë drejtuesen e emisionit, që Lefter Maliqin ta zhvendosë në një nga zyrat e televizionit.

Lefter Maliqi ka pranuar marrjen e mandatit, përkundër vendimit të grupit, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së. (Lexo këtu) Si duket ka qenë ky qëndrim që ka krijuar tensione mes Ervin Salianji, Kejdi Mehmetajt dhe Lefter Maliqit.

Ky i fundit u shpreh në emision “Partia Demokratike ta harrojë pa mua se merr edhe një mandat”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll