Politike

Rama konfirmon përfundimisht Veliajn në garën për Tiranën

4 Mars 2019, 20:18 Nga DOSJA
Rama konfirmon përfundimisht Veliajn në garën për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbeldhur sot Asamblenë e Partisë Socialiste, tek Katedralja Ortodokse në Tiranë. Sipas burimeve mësohet se në këtë mbledhje është  diskutuar për zgjedhjet lokale të 2019, dhe është konfirmuar Erion Veliajn.

Burime për Dosja.al bënë me dije se Rama ka pyetur Asamblenë për një emër të ri për Tiranës, pasi ai nuk kishte tjetër përveç Veliajt. 

Ndërkohë as Asambleja, nuk ka propozuar asnjë kandidaturë të re për Bashkinë e Tiranës, dhe më shumë gjasa do të jetë Veliaj ai që do të kandidojë nën siglën e PS-së.

Të njëjtat burime shtojnë se  Rama ka thënë se të gjitha kandidatët do u nënshtrohen procedurave dhe do të ketë një angazhim serioz për 30 qershorin. Po ashtu është diskutuar dhe është thënë se zgjedhje do të bëhen dhe pa opozitën.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj konfirmohet kandidatura zgjedhjet e 30 qershorit zgjedhjet lokale edi rama erion veliaj konfirmohet kandidatura zgjedhjet e 30 qershorit zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll