Politike

Zv.kryeministri Braçe flet para seancës: S’ka qeveri tranzitore, jemi për dialog

5 Mars 2019, 08:49 Nga DOSJA
Zv.kryeministri Braçe flet para seancës: S’ka qeveri

TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe gjatë një prononcimi për mediet, tha se seanca e sotme plenare është në një situartë normale, për aq kohë sa nuk cënohet rendi publik.

I pyetur nëse do merret parasysh kërkesa e opozitës për qeveri tranzitotore, Braçe tha se kjo gjë është e pamundur, pasi do të shkelen parimet e demokracisë.

Mendoj se situata është normale, për sa kohë nuk cënojnë rendin publik, kush ka arsye pët të protestuar proteston, pa cënuar demokracinë dhe pa cënuar kushtetutën. Ne nuk heqim dorë nga zbatimi i parimeve kushtetuese. Ne jemi gati të ulemi dhe të flasim për garanci që opozita kërkon. As që mund të diskutohet për këtë gjë, pasi i bie të heqim dorë nga demokracia, kujtoj se zgjedhjet e 2017 u bënë me një qeveri që ishte përgjysëm. Por PD e dogji vetë këtë mundësi. Nëse duan garanci, le të ulen ti shkruajnë kërkesat e tyre dhe ne do i shikojmë, jemi të hapur për dialog.

Zv.kryeministri Erion Braçe

Ditën e sotme pritet që të nisë para Parlamentit protesta e rradhës e opozitës. Sot që prej orës 10:00 do të nisë edhe seanca plenare, ku pritet që 4 kandidatë për deputetë të betohen dhe të marrin mandatet. Mbi 4000 mijë qytetarë janë nisur nga rrethet drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace seanca plenare 5 mars 2019 erion brace seanca plenare 5 mars 2019

Sondazh

Poll