Politike

Sandër Lleshi mbërrin në Parlament, Rama shoqërohet nga eskorta e tij deri te dera e Kuvendit (FOTO)

5 Mars 2019, 08:45 Nga DOSJA
Sandër Lleshi mbërrin në Parlament, Rama shoqërohet nga

Tiranë- Ditën e sotme pritet që të nisë para Parlamentit protesta e rradhës e opozitës. Sot që prej orës 10:00 do të nisë edhe seanca plenare, ku pritet që 4 kandidatë për deputetë të betohen dhe të marrin mandatet.

Mbi 4000 mijë qytetarë janë nisur nga rrethet drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës. Nga ana tjetër 1600 forca policia ndodhen rreth godinës së Kuvendit. Nuk mungojnë telat dhe gardhet e hekurit të vendosur rreth kësaj godine.

Ajo që vihet re është se ministrat dhe deputetët e qeverisë Rama po zbatojnë urdhrin e Kryeministrit. Pa shkruar ende ora 10:00  ata po futen në godinën e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seance plenare. Një ndër ta është edhe ministri Brendshëm Sandër Lleshi i cili tashmë është brenda godinës së kuvendit. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbërritur deri tek dera e Kuvendit i shoqëruar nga eskorta e tij. Nuk kanë munguar masat e larta të sigurisë.

Theksojmë se policët janë duke shoqëruar deputetët dhe ministrt e qeverisë Rama deri në derën e godinës së Parlamentit. Deputetët gjatë mbledhjes së djeshme të PS-së i kanë kërkuar Lleshajt siguri për ditën e sotme për shkak të protestës së opozitës.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 5 mars 2019 sander lleshi urdhri i ramës protesta e opozites 5 mars 2019 sander lleshi urdhri i ramës

Sondazh

Poll