Politike

Djegia e mandateve/ Basha: Vendim i vështirë, Opozita ishte kthyer në fasadë

4 Mars 2019, 20:54 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Basha: Vendim i vështirë, Opozita ishte kthyer

Tiranë- Kryetari i Partsië Demokratike, njëherësh lideri i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, është shprehur mbrëmjen e sotme se vendimi për djegien e mandateve ishte i vështirë.

I ftuar në studion e emisionit “360 gradë” në televizionin Ora News, Basha u shpreh: “Vendimi ku kemi arritur është një vendim i vështirë, aspak i lehtë, por në këtë vendim kemi arritur pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër për t’i shërbyer interesin publik”.

Basha u shpreh më tej se Opozita ishte kthyer në një fasadë dhe qytetarët kishin dyshime se mos skenari i 2017 me marrëveshjen me Ramën do të përsëritej sërish.

“Kishim vetëm dy rrugë. Ne jemi sot në një sistem ku një njeri ka kapur gjithë pushtetin. Ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, ka kapur drejtësinë dhe ka asgjësuar Prokurorinë. Opozita me të drejtë, ishte kthyer në fasadë. Ne nuk arrinim dot përmes rolit parlamentar që është i kufizuar veçanërisht pas ndryshimeve të 2008-s.”, – deklaroi Basha, ndërsa shtoi: “Akti i djegies së mandateve do të thotë që ne përfundimisht e kemi braktisur regjimin e Ramës. Dhe siç e the edhe vetë, ky akt përjashton çdo përsëritje të skenarit të vitit 2017, ku ne zgjodhëm të shmangnim përplasjen civile mes shqiptarëve dhe të jepnin një shans tjetër mudnësisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Partia Demokratike ka paralajmëruar për protestë që do të mbahet ditën e nesërme para Kuvendit të Shqipërisë. (Lexo këtu) Opozita është shprehru se protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do të bëjë vendin gati për zgjedhje të parakohshme.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve lulzim basha protesta e opozites djegia e mandateve lulzim basha protesta e opozites

Sondazh

Poll