Politike

Çollaku nxjerr dokumentet/ Udhëtimet e Moisi Habilaj me ish-ministrin Tahiri dhe familjarët e tij

4 Mars 2019, 22:37 Nga DOSJA
Çollaku nxjerr dokumentet/ Udhëtimet e Moisi Habilaj me

TIRANË- Gazetari Basir Çollaku i ftuar në studion e “Opinion” ka treguar lidhur me udhëtimin që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pretendohet se ka patur me Moisi Habilajn drejt Italisë. 

Sipas Çollakut, bashkëudhëtarë ishin edhe babai i ish-ministrit dhe bashkëshortja e tij.

Çollaku u shpreh se akuzat për Tahirin ishin të njëjta me ato të Klement Balilit dhe personave të tjerë që janë arrestuar ndërkohë që ish-ministri hetohet në gjendje të lirë.

Unë këtu kam dokumente që tregojnë udhëtimin e Moisi Habilajt me babain e Tahirit dhe bashkëshorten e tij Fatlinda Tahiri drejt Italisë. Nuk janë shënuar në sistemin TIMS, por janë në listat e udhëtimit të kompanisë, Al Italia. Pasaportat e tyre janë sekuestruar nga prokuroria dhe aty janë gjetur vulat. Në Rinas nuk kanë asnjë vulë, por vetëm vula e Italisë. Kjo është bërë për të mos faktuar udhëtimet. Ka dhe udhëtime të tjera.

Më tej, Çollaku u shpreh se akuzat për Tahirin ishin të njëjta me ato të Klement Balilit dhe personave të tjerë që janë arrestuar ndërkohë që ish-ministri hetohet në gjendje të lirë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat per tahirin basir collaku grupi i habilajve moisi habilaj saimir tahiri akuzat per tahirin basir collaku grupi i habilajve moisi habilaj saimir tahiri

Sondazh

Poll