Politike

Disa orë para protestës, Nard Ndoka ‘dekonspiron’ qëllimin e saj dhe paralajmëron Ramën

4 Mars 2019, 18:26 Nga DOSJA

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokristian Nard Ndoka, ka reaguar pas masave shtesë të marra nga policia për sigurinë e Kuvendit dhe ligjvënësve gjatë protestës së Opozitës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nard Ndoka, ka ironizuar me rrethimin e Kuvendit me tele me gjamba dhe gardh metalik, ndërsa i drejtohet Kryeministrit duke i thënë: “Dorëzohu je i rrethuar!”.

Sipas kreut të PDK, protesta nuk është për tepsinë por për timonin.

“O KM, protesta nuk është per tepsinë, por për timonin!
Dorzohu, je i rrethuar!”, – shkruan Ndoka.

Por me këtë postim ai nxjerr ‘blof’ kryetarët e Opozitës, të cilët janë shprehur vazhdimisht se protestat që po zhvillohen janë të qytetarëve dhe për të rikthyer ligjshmërinë në zgjedhje, e jo për pushtet. Ata janë shprehur se duan një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, pa Ramën në qeveri.

Aleati i Bashës shprehet qartë, ‘lufta’ është për timonin, thënë ndryshe për pushtet, duke dekonspiruar kështu qëllimin e protestave.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama nard ndoka protesta e opozites qëllimi i protestës edi rama nard ndoka protesta e opozites qëllimi i protestës

Sondazh

Poll