Politike

Kufijtë e Kosovës, Meta: Nuk flas për çështje që janë mes dy vendesh

4 Mars 2019, 18:21 Nga DOSJA
Kufijtë e Kosovës, Meta: Nuk flas për çështje që

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës me homologun e tij slloven Borut Pahor, kanë folur sot rreth çështjes së dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.  Presidenti i Sllovenisë, deklaroi se ai nuk e mbështet idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk jam mbështetës për ndryshimin e kufijve për të plotësuar kriteret nacionale. Bëhet fjalë për korrektime të nevojshme që dy shtetet të kenë më shumë bashkëpunim si dhe njohje reciproke respektive”, tha ai.

Nga ana tjetër, Preisidenti Meta u shpreh se ai mbështeti dialogun mes dy vendeve, por shtoi se kjo çështje është përgjegjësi e Kosovës dhe Shqipëria duhet të shmangë çdo ndërhyrje.

“Çështja e dialogut është përgjegjësi që ju takon udhëheqësve të Kosovës dhe çdo ndërhyrje nga ne do ishte mungesë respekti për institucionet e pavarura të Kosovës. Unë përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si e vetmja rrugë për të forcuar marrëdhëniet mes tyre.

Që nga koha kur krimineli i Ballkanit u rrëzua me votë edhe nga populli serb marrëdhënia e Shqipërisë me Serbinë kanë qenë të mira dhe do vazhdojmë të punojmë për t’i forcuar këto raporte bilaterale duke menduar që kjo ndihmon edhe në dialogun me Kosovën, por kurrë se marr përsipër të përfaqësoj Kosovën për çështje që ajo i ka me Serbinë”, u shpreh Presidenti Meta.

Çështja e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, prej më shumë se një viti po diskutohet mes palëve në dialogun e nivelit të lartë që po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së. Ende nuk është bërë publike për qytetarët formula dhe detajet që po diskutohen në lidhje me korrigjimin e kufijve mes dy vendeve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Samitin II të Diasporës, u shpreh se nuk do të ketë shkëmbime të territoreve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu kosove-serbi ilir meta korrigjimi i kufijve kufijte e kosoves dialogu kosove-serbi ilir meta korrigjimi i kufijve kufijte e kosoves

Sondazh

Poll