Politike

“Bëni hapa pas”, Basha i përgjigjet Metës: Me qeverinë e korruptuar bëhen vetëm hapa para

4 Mars 2019, 18:43 Nga DOSJA
“Bëni hapa pas”, Basha i përgjigjet Metës: Me

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, dhe në përfundim të takimit ka dhënë një deklaratë për mediat.

Basha u shpreh se PD mbetet e përkushtuar që Shqipëria të arrij vlerat evropiane.

PD mbetet e përkushtuar për të arrtitur vlerat europiane për Shqipërinë dhe shqiptarët, përmes vendosjes dhe rivendojes së demokracisë. Të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, të garancive themelore të njeriut. Një orë e më parë të hapet rruga e bllokuar nga krimi dhe korrupsioni dhe shqiptarët të mos udhëtojnë si klandestinë por me kokën lart si qytetarë europianë”, tha Basha.

Më tej Basha u pyet dhe për deklaratën e Presidenti Ilir Meta i cili tha se qeveria dhe opozita duhet të bëjnë hapa pas dhe të ulen në dialog. Por për Bashën me qeverinë Ramës nuk mund të bëhen hapa pas, por vetëm hapa para.

“Nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të presidentit Meta, por mund t’ju them se në përballjen me krimin e organizuar dhe një qevei të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe për të vjedhur paratë e shqiptarëve , nuk ka për të pasur ansjë hap pas. Ka për të patur vetëm hapa përpara se vetëm hapat përpara, largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me krimin e organizuar, që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme, do t’u japë shqiptarëve atë që meritojnë: një parlament dhe qeveri prodhim i votës dhe vullnetit të tyre dhe jo prodhim i niçeve, i bajrave, i shullazëve me shokë. Në raport me këtë çështje, asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara, duke nisur nesër me bashkimin e qytetarëve në protest para Asamblesë së dalë nga vota e krimit dhe jo nga vota e qytetarëve. Nesër në oren 10.00 i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mi të jemi të gjithë bashkë, sepse kjo është një betejë që na bashkon dhe nuk na ndan, është një betejë që nuk bëhet për pushtet, nuk bëhet për një parti politike. Bëhet për ta çliruar vendin nga zgjedha e krimit.”, përfundoi Basha.

Meta deklaroi sot se Shqipëria po kalon një krizë Kushtetuese dhe Institucionale. Gjatë konferencës me presidentin e Sllovenisë Presidenti sugjeroi që palët opozitë dhe maxhorancë të bëjnë hapa pas për stabilizimin e situatës. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites hapa pas ilir meta lulzim basha negociatat me ramen djegia e mandateve te opozites hapa pas ilir meta lulzim basha negociatat me ramen

Sondazh

Poll