Politike

KQZ i heq mandatin Kajmakut/ Biba: Zbatojmë vendimin e Kuvendit! Rama: Institucionet janë institucione

1 Nëntor 2019, 09:06 Nga DOSJA
KQZ i heq mandatin Kajmakut/ Biba: Zbatojmë vendimin e Kuvendit! Rama:

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hequr mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. KQZ ka vendosur t’ja heqë mandatin Kajmakut me votë unanime nga të 5 anëtarët e Komisionit. Nga sot, Kajmaku ka kohë 45 ditë për të ankimuar vendimin. Heqja e mandatit të Kajmakut, vjen pas kërkesës që Prokuroria e Përgjithshme bëri në nisje të kësaj jave, ku dha informacionin publik se Interpol Athina konfirmonte se Agim Kajmaku është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Janinë, arrestim që Kajmaku e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Menjëherë pas shkresës së Interpol dhe kërkesës së prokurorisë, PD kërkoi zyrtarisht nga KQZ që të zbatonte ligjin e të shkarkonte Kajmakun. KQZ e shqyrtoi kërkesën sot, ndërkohë që nënkryetari i KQZ, Denar Biba, tha me keqardhje se nuk KQZ nuk mund të bëjë dot asgjë, përveçse të zbatojë vendimine  Kuvendit të Shqipërisë.

“Jemi në një fazë shumë delikate. Morali i shoqërisë është duke u ndërtuar dhe nuk duhet harruar që dhe krimineli më i madh ka dinjitet. Organet shtetërore duhet të mbrojnë dinjitetin e çdo qenie. Në rastin konkret zotëria që është subjekt i hetimit, dhe nga materialet që ka ardhur nga prokuroria  është dyshuar, është arrestuar dhe ka pasur arrestim për të për qarkullim të monedhave të falsifikuara. Ka një vendim gjykatë për të individi Kajmaku është i pafajshëm. Kajmaku është i denjë si individët e tjerë. Vendimi i Kuvendit që thotë se fshehja e të dhënave çon në shkarkimin e funksionarit. Ne nuk jemi Kuvendi i Shqipërisë, ne kemi detyrim ta zbatojmë këtë vendim. Paçka që ky vendim e ka tejkaluar ligjin. Agim Kajmakun nuk e kap ligji, por vendimi i Kuvendit. S’mund të behet bishti më i rëndë se sqepari. KQZ-ja kam frikë se mund të bëj, pak ose aspak. Ky ka qenë vullneti i legjislatorit, ky është një vendim i Kuvendit dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë veçse ta zbatojmë”, tha Denar Biba.

Ndërsa, avokati kërkoi nga KQZ konfirmimin e Agim Kajmakut në detyrën dhe lejimin e tij për ta ushtruar detyrën e kryebashkiakut të Vorës.

Kryeministri Edi Rama, ndërkohë u pyet nga gazetarët për këtë çështje dhe nuk pranoi të komentonte gjatë, por vetëm tha “Institucionet janë institucione”.

 

 

Disa javë më parë, Partia Demokratike publikoi një vendim të prokurorisë dhe gjykatës së Janinës, të datës 19 qershor 2003, ku thuhej se ai ishte arrestuar në janar 2003 në Janinë për blerje të fidanëve dhe bimëve të tjera me para të falsifikuara.

Kajmaku i mohoi akuzat, deri në momentin kur u publikua një vendimi i Gjykatës së Janinës, ku pushonte çështjen nga tij, duke e shpallur atë të pafajshëm. Ai është kryebashkiaku i dytë që largohet për shkak të dekriminalizimit, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër, i cili dha dorëheqjen vetë duke mos bërë as betimin për marrjen e mandatit.

(A.M;F.G/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut ne greqi mblidhet kqz per mandatin e kajmakut agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut ne greqi mblidhet kqz per mandatin e kajmakut

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2019, 09:18

Tiranë- Arkitekti Maks Velo ka replikuar me ministren e Kulturës Elva Margarit për ndërhyrjet që po bëhen në veprat arkitekturës në vend pa pyetur, arkitektët, ...