Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me akuzat e nisura muaj më parë, kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut. Sekretari i Përgjithshëm të PD, ka treguar sot përgjigjen e Prokurorisë ku shkruhet se Interpol ka sjell sot dokumentet ku vërtetohet se Agim Kajmaku është Jorgo Toto i arrestuar në Greqi për falsifikim parash.
“Konfirmohet zyrtarisht se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i denoncuar nga Partia Demokratike”, u shpreh Bardhi, duke shtuar se kjo është vërtetuar nga Interpoli, pasi përputhen shenjat e gishtave.
“Nga informacioni i zyrës interpol Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmëve të gishtave të shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët daktiloskopike që ndodhen në bazën e të dhënave kriminale të Greqisë, rezulton se këto gjurmë përputhen me gjurmët e gishtave të shtetasit Jorgo Toto”, shtoi Bardhi.
Gazment Bardhi më tej lexoi dhe një dokument që sipas tij është i Prokurorisë, ku shkruhet se Agim Kajmaku ka pasur dijeni të plotë për çështjen penale në Greqi.
“Nga verifikimet e kryera konfirmohet se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin se ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor në zhvillim. Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke, ku i është berë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër, rezulton se Agim Kajmaku ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare, duke ndryshuar në datën 30 Mars 2004 emër/mbiemër nga “Jorgo Toto” në Agim Kajmaku, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit”, është ky citimi i Bardhit për dokumentin e Prokurorisë.
Më tej numri dy i PD u shpreh se Prokuroria ka dalë në perfundimin se Agim Kajmaku duhet të skualifikohet menjëherë nga funksioni publik, si kryetar i Bashkisë së Vorës.
“Çdo alibi e krijuar nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij në Bashkinë e Vorës, është rrëzuar. PD e ka te qartë se Edi Rama nuk ka vullnet për ta luftuar krimin dhe se pushtetin e tij e ka të lidhur me krimin. Mirëpo shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i Agim Kajmakut, nuk është me një çështje e vullnetit në dorë të Edi Ramës. Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar deri në shtator 2019”, përfundoi Bardhi.
Prej disa javësh, demokratët kanë akuzuar Agim Kajmakun se është arrestuar për falsifikim parash në Greqi dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë, duke e lenë çështjen të hapur. Kajmaku i ka mohuar akuzat, ndërsa PD i kërkon largimin pasi preket nga ligji për dekriminalizimin, me fshehjen e arrestimit.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TURQI– Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ngritur një padi penale kundër një reviste franceze, pasi kjo e fundit e akuzoi për kryerjen e “spast...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar ndaj kërcënimit të Agron Tufës.Me anë të një deklarate për mediet PD shprehet se dënon me ashpërsi sulmet e fundit nd...
TIRANË– Partia Demokratike ka akzuaur ditën e sotme kryebashkiakun Erion Veliaj për mashtrim. Në një deklaratë për mediat, ishte Oriola Pampuri ajo që u sh...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari deklaroi sot se është kërcënuar në zyrë në Kuvend, por nuk tregoi se kush ishin autorët.Burime për Report Tv bëjnë me dije...
TIRANË– Një nga çështjet të cilat Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar me vendimin e saj është edhe ajo e dhuratave luksoze që ish-ministri Tahiri ...
TIRANË– Ne seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës së re, Halit Valteri zbuloi se i ka dhënë ndihmën e parë Renis Muçës, 14-vjeçarit, i ...
TIRANË– Në seancën e sotme plenare, ministrja e shtetit per Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zbuluar bisedën me një eurodeputet, i cili i ka...
Tiranë– Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Luigi Soreca në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’ deklaroi se të gjithë shqipt...
Tiranë– Në seancën e sotme plenare Rudina Hajdari ka deklaruar se disa persona e kanë kërcënuar atë në zyrën e saj.“E papranueshme që një femër të kërcënohet. K...
TIRANË– Deputetja Reme Lala në seancën e sotme plenare ka folur për situatën e shërbimeve shëndetësore në rrethin e Dibrës. Lala tha se shërbimet në spital...