Politike

Taksa në Rrugën e Kombit/ Cakaj ia lë fajin Sali Berishës: Ai e bëri kontratën me koncesionarin, rruga u ndërtua me borxh

1 Nëntor 2019, 07:01 Nga DOSJA
Taksa në Rrugën e Kombit/ Cakaj ia lë fajin Sali Berishës:

Kosovë-  Ministri i deleguar për Punët në Ministrinë e Jashtme, Gent Cakj  ë emisionin Pressing në T7 ka folur për taksën në Rrugën e Kombit.

Në deklaratën e tij ai për këtë taksë ka fajësuar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

“Fajin për nënshkrimin e kontratës me koncesionarin në vitin 2011 e ka qeverisja e kaluar.I gjithë ndërtimi i autostradës ka kushtuar 1.3 miliardë dollarë. Koncesionarit për mirëmbajtje i duhet të i shtojë 260 milionë dollarë. Kjo për shkak të ndërtimit të urës përmbi lumin Drin, rrugëve dytësore, 25.6 kilometra rrugëve me korsi shtesë. 16 km rrugë dytësore, ndriçimi etj… Taksa e qarkullimit nuk arrin me i shlyer borxhet paraprake të qeverisë së kaluar”, u shpreh ai.

Ai ka shtuar më tej se Rruga e Kombit është ndërtuar me borxhe dhe ajo ende nuk ka mbaruar.

“37% të parave janë marrë borxh nga qeverisja e kaluar për Rrugën e Kombit dhe ajo nuk ka mbaruar ende. Vetëm vitin e kaluar 1.73 miliardë dollarë janë shpenzuar për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri”, tha Cakaj.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj rruga e kombit sali berisha gent cakaj rruga e kombit sali berisha

Sondazh

Poll