Politike

“Kush ka këllqe të marrë përgjegjësi”, Grida Duma tregon si zgjidhet kriza: PD është gati

31 Tetor 2019, 20:50 Nga DOSJA
“Kush ka këllqe të marrë përgjegjësi”,

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, javët e fundit shihet si një zë ndryshe në PD ku ka shprehur qartë qëndrimin e saj politikë. Duma ka treguar dhe platformën e saj se si mund të zgjidhet kriza politike.

Ajop ka qenë sot e ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” dhe teksa po fliste për librin e saj “Koha për politikë” tha se ka ardhur koha që të veprohet me politikën e ideve.

“Lbrin ‘Koha për politikë’ e kam quajtur pasi politikën duhet ta kthejmë në ‘politikën e ideve’. Kredibiliteti i politikës shqiptare ka rënë. E kam të qartë sesa pak ndihet politika. Partitë e së nesërmes duhet të dinë se si të mbajnë të rinjtë. Marrëdhënia me te rinjtë është e domosdoshme. PD në pak kohë duhet të marrë pushtet dhe për mua do e marrë pushtetin. Nëse e keqja ka pacipësinë se mos përsëritet, pse mos të përsëritet e mira. Shqiptarët që të jetojnë nevojat bazike, është mëkat i politikës dhe i elitave që janë në këtë vend. Arsyeja që unë e gjej veten në politikë, është se ajo është arti i bërjes së gjërave. Kush ka këllqe që të mbajë përgjegjësi, duhet të jetë në politikë. Padyshim që PD ka. Lidershpi e çon përpara partinë”, tha Duma.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grida duma koha per politike kriza politike grida duma koha per politike kriza politike

Sondazh

Poll