Politike

‘Non grata, shame on you’/ Demokratja i prish konferencën Bochard-it, ambasadori: I injoroj! (VD)

1 Nëntor 2019, 08:18 Nga DOSJA
‘Non grata, shame on you’/ Demokratja i prish konferencën

TIRANE- Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Bernd Bochardt është sot pjesë e një konference “Forumi për Zhvillimin e Medias” . Por aty i ndodhi një e papritur pasi 5 protestuese të Astirit u futën brenda në sallë dhe penguan zhvillimin e konferencës, në shenjë proteste për ngritjen e gishtit të mesit nga ana e tij.

“Bochardt non grata”, “Shame on you”, ishte disa nga parullat e tyre, të cilat i lexonin herë pa here. Ata menjëherë i larguan nga salla. Në lidhje me këtë veprim të tyre  ambasadori u shpreh se do i shpërfillë. “Do t’i injoroj”, është shprehur ai teksa vijuar fjalën e tij për problematikat e medias në vend.

Theksojmë se mes grave protestuese të Astirit ishte edhe  Enxhi Turtulli, anëtare e forumit të PD-së që drejton protestën. Enxhi Turtulli njihet nga të gjithë si demokrate, po kështu edhe për fjalimet e saj në çadrën e PD-së para Kryeministrisë në 2017.

Pak javë më parë ambasadori i OSBE ofendoi protestuesit teksa po kalonte tek Drejtoria e Policisë, i shoqëruar nga një vajzë e re. Borchardt, kaloi aty në momentin kur protestuesit bënin thirrje: “Rama ik, Rama ik”. Në këtë çast, për arsye që ende nuk dihen, ambasadori ngriti gishtin e mesit dhe u largua. . Zyra e OSBE-së ka deklaruar se ndaj ambasadorit kanë nisur hetimet për këtë veprim të tij. Disa ditë më parë gratë e Astirit i zunë pritë ambasadorit duke protestuar, teksa ky i fundit ishte duke hyrë në një hotel në Tiranë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berndt borchard nxjerr gishtin e mesit grate e astirit ne proteste prishet konferenca e borchardt berndt borchard nxjerr gishtin e mesit grate e astirit ne proteste prishet konferenca e borchardt

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2019, 09:18

Tiranë- Arkitekti Maks Velo ka replikuar me ministren e Kulturës Elva Margarit për ndërhyrjet që po bëhen në veprat arkitekturës në vend pa pyetur, arkitektët, ...