Politike

A duhet të ikë Basha? Grida Duma flet ‘pa doreza’: Gjërat s’kanë shkuar mirë, është kritikuar deri në ekstrem

1 Nëntor 2019, 07:54 Nga DOSJA
A duhet të ikë Basha? Grida Duma flet ‘pa doreza’:

TIRANË- Ish-deputetja demokrate, Grida Duma ka folur rreth librit të saj “Koha për politikë”, përballë analistëve Fatos Lubonja, Skënder Minxhozi dhe Arion Sulo.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, Grida Duma tha se në librin e saj flet për Reformën Zgjedhore, dhe se PD duhet të jetë pararojë, duhet të jetë shumë më tepër gjithëpërfshirëse dhe transparente në këtë proces.

Gjatë bisedës në studio ish-deputetja u “ngacmua” nga analisti Skënder Minxhozi, lidhur me drejtimin e partisë demokratike, nga Lulzim Basha dhe çfarë do të bënte ndryshe ajo, nëse do të ishte do të ishte në krye të PD.

Ajo u tregua mjaft e kujdesshme në përgjigjen e saj, duke thënë se problemi nuk është Basha, Grida Duma vuri theksin te protestat, që sipas saj, duhet të kishin nisur me patjetër pas 18 tetorit, kur Shqipëria mori vlerësim negativ nga BE për hapjen e negociatave.

Pjesë nga debati:

Duma: Kam thënë për Reformën Zgjedhore se duhet të jetë e hapur. Këtu vijon ai grup pune që është ngritur, që për mua duhet të ishte ngritur më shpejt. Vota e lirë për mua ka vlerë kur ke alternativë. Unë kam thënë reforma Zgjedhore, sepse PD nuk do të jetë kurrë me mbështetje të krimit të organizuar. Ne e kemi thënë që votat i blen krimi dhe ne s’do t’i kemi kurrë këto vota.

Nëse jemi sot pjesë e një grupi parlamentar apo një parti, duhet të japim kontribut për atë parti. Ne duhet të jemi pararojë, duhet të jemi shumë më tepër gjithëpërfshirës dhe transparentë për Reformën Zgjedhore. Ekspertët në tryeza të hapura, akademikët, mund të jenë pjesë e një diskutimi shumë transparent, të asaj që PD ka mundësi ta bëjë.

Minxhozi: A ka problem lidershipi?

Duma: Padyshim që ka gjëra që s’kanë shkuar mirë. Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë Basha.

Madje ka njerëz që e kanë kritikuar deri në ekstrem.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grida duma lulzim basha grida duma lulzim basha

Sondazh

Poll