Politike

Soreca e Borchardt: Politika, jo më ndikim në media. Portale me pronarë ‘anonimë’ keqpërdorin informacionet

1 Nëntor 2019, 09:37 Nga DOSJA
Soreca e Borchardt: Politika, jo më ndikim në media. Portale me

TIRANË–Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca konfirmoi se BE-ja do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj për garantimin e medias së lirë. Në fjalën e tij, mbajtur në ‘’Forumin për Zhvillimin e Medias’’, e cila po zhvillohet sot nga OSBE-ja, Soreca bëri thirrje t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencës. Luigi Soreca u shpreh se në Shqipëri ka pasur kërcënime dhe kjo gjë është e papranueshme, ashtu siç janë të papranueshme tha ai retorikat e politikanëve ndaj gazetarëve.

“Ndaj gazetarëve në Shqipëri ka pasur kërcënime dhe kjo është e papranueshme. Të papranueshme janë edhe retorikat e politikanëve ndaj gazetarëve në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencësKemi adresuar të gjitha shqetësimet tona, deri më tani nuk është arritur gjithçka që duam, por po përpiqemi për të ecur përpara. Komisioni Evropian i ka shprehur të gjitha shqetësimet lidhur me pasiguritë ligjore dhe për median audiovizive. Janë të rëndësishëm disa rregullatorë në media, dhe të gjitha këto në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes. Informacionet false janë shumë të këqija dhe shkojnë në dëm të medias. Duhen ndjekur të gjitha parimet e lirisë së medias. Dizinformimi është gjithashtu në dëm të medias. Presim një draft të ri që të jetë pikërisht për këtë çështje. Duam një shoqëri që të informohet ashtu siç duhet nga media”, u shpreh Soreca

Është shumë e rëndësishme që të flasim për lirinë dhe zhvillimin e medias. Ka pasur zhgënjim sa i përket kushteve ekonomike dhe politike për të zbatuar lirinë në media. Sundimi i ligjit në sektorin e medias është mjaft i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencës. Mbështetja jonë është e madhe ndaj lirisë së medias. Bashkë me Këshillin e Evropës kemi prezantuar projektin tonë të përbashkët sa i përket lirisë së medias. Është shumë e rëndësishme liria e shprehjes.

Pavarësia në këtë sektor është tejet e rëndësishme dhe për këtë po luftojnë partnerët tanë. Duhet theksuar edhe Universiteti i Gazetarisë, që përgatit brezin e ri të gazetarëve. Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer sa i përket lirisë së medias. Duhen kapacitet të reja për të mbështetur gazetarët dhe për të promovuar të drejtat e tyre. Duam të mbështesim edhe gazetarët investigativë të pavarur në projektet e tyre. Të japim mbështetje për raportin e paanshëm. Gazetarët duhet të vijnë me ide të reja. Do të japim mbështetje për të gjitha këto. Jemi plotësisht në anën e gazetarëve në Shqipëri, për të bërë një punë profesionale dhe ashtu siç duhet. Duhet ndjekur me vëmendje situata politike në vend. BE ka bërë përpjekje për të mbështetur të gjitha shërbimet e medias.

Kemi adresuar të gjitha shqetësimet tona, deri më tani nuk është arritur gjithçka që duam, por po përpiqemi për të ecur përpara. Komisioni Evropian i ka shprehur të gjitha shqetësimet lidhur me pasiguritë ligjore dhe për median audiovizive. Janë të rëndësishëm disa rregullatorë në media, dhe të gjitha këto në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes. Informacionet false janë shumë të këqija dhe shkojnë në dëm të medias. Duhen ndjekur të gjitha parimet e lirisë së medias. Dizinformimi është gjithashtu në dëm të medias. Presim një draft të ri që të jetë pikërisht për këtë çështje. Duam një shoqëri që të informohet ashtu siç duhet nga media”, deklaroi ambasadori Soreca.

Ndërsa ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt deklaroi se në vend ka portale që përdorin informacion të njëanshëm, pa standardet e duhura, ndërkohë që pronarët e tyre mbetet anonimë. Ai tha se nuk duhen harruar edhe rastet ku gazetarët janë kërcënuar.

“Ka disa portale që përdorin informacion të ndikueshëm të anshëm pa standartet e duhura dhe pronarët e disa prej këtyre faqeve s’dihet kush janë. S’mund të bëjmë sikur kemi harruar disa raste kur gazetarët janë kërcënuar. I kemi ndjekur nga afër të gjitha këto cështje kemi lidhjet tona me gazetarët dhe mediat e patjetër i kemi parë nga afër këto cështje”, u shpreh Borchardt.

(a.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berndt borchard liria e medias luigi soreca paketa anti shpifje portalet ne shqiperi berndt borchard liria e medias luigi soreca paketa anti shpifje portalet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2019, 09:18

Tiranë- Arkitekti Maks Velo ka replikuar me ministren e Kulturës Elva Margarit për ndërhyrjet që po bëhen në veprat arkitekturës në vend pa pyetur, arkitektët, ...