Politike

“Ai tjetri po i numëron”, Ahmetaj akzua live Agron Shehajt: Në politikë je futur me lekë, e dinë të gjithë (VD)

31 Tetor 2019, 21:23 Nga DOSJA
“Ai tjetri po i numëron”, Ahmetaj akzua live Agron Shehajt:

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demorkatike është përplasur sot me ish-minsitrin e Financave, Arben Ahmetaj në lidhje me oligarkët në politikë dhe ekonomi.

Shehaj i tha Ahmetajt se shqiptarët ikin nga politika e keqe në Shqipëri, por ish-minsitri u përgjigj se ka dhe shumë emigrantë që kthehen në Shqipëri.

Debati ndodhi në studion e “Opionion”, ku Ahmetaj hodhi akzua live për Shehaj, duke i thënë se kishte paguar të futej në politikë. 

Ahmetaj: Pse ke ardhur ti? Se ti ke qenë jashtë, pse ke ardhur? Si ka mundësi që të gjithëve nuk u ecën biznesi dhe ti vetëm rritesh.

Shehaj: Unë u futa në politikë se pash ty dhe shokët e tu dhe tash pse mos të futem dhë unë.

Ahmetaj: Po, patjetër, patjetër.

Fevziu: Pse kaq i dobët tu duk Ahmetaj ty?

Ahmetaj: Të gjithë e dinë si u fute ti në politikë, e dinë të gjithë.

Shehaj: Ai nuk është i dobët, është shumë i keq. Si politikan, jo si njeri ti ndajmë gjërat.

Ahmetaj: E di si je futur ti në politikë, je futur me… (tund dorën për të treguar lekët). E dinë të gjithë, e dinë (vijon tund dorën pë të treguar lekët).

Shehaj: Janë broçkulla, broçkulla.

Ahmetaj: Ai tjetri po i numëron…

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj ahmetaj akuza shehajt arben ahmetaj agron shehaj ahmetaj akuza shehajt arben ahmetaj

Sondazh

Poll