Politike

Meta: Vendi, në krizë kushtetuese. Duhen hapa pas nga palët

4 Mars 2019, 17:28 Nga DOSJA
Meta: Vendi, në krizë kushtetuese. Duhen hapa pas nga palët

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një deklaratë për mediat një ditë para protestës së opozitës. Meta ka deklaruar hapur se Shqipëria po kalon një krizë Kushtetuese dhe Institucionale. Gjatë konferencës me presidentin e Sllovenisë Presidenti sugjeroi që palët opozitë dhe maxhorancë të bëjnë hapa pas për stabilizimin e situatës.

“Deklaroj se jemi në kushtet e një krize politike Kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhej të ishte shmangur. Në mënyrë të vazhdueshme kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por për ti paraprirë atij vendimi të rëndësishëm të deklaruar që në qershorit të kaluar. Dhe një ditë pas vendimit të qershorit kam kërkuar dialog, se siç mund të ikë një ditë mund të ikë dhe një vit.

Palët duhet të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri. Unë besoj se kur ka vullnet dhe përgjegjshmëri mund të zgjidhet kriza. Ka të bëjë edhe më një vendim të mundshëm të BE për çështjen e negociatave, duhet të na shtyjë drejt zgjidhjes politike të kësaj situate,”– tha Presidenti Meta.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapa pas ilir meta kriza politike krize kushtetuese hapa pas ilir meta kriza politike krize kushtetuese

Sondazh

Poll