Politike

FOTO/ Disa orë para protestës, si po rrethohet Kuvendi i Shqipërisë nga frika

4 Mars 2019, 17:26 Nga DOSJA
FOTO/ Disa orë para protestës, si po rrethohet Kuvendi i

TIRANË- Opozita do të zhvillojë ditën e nesërme sërish protestë para Kuvendit, ndërsa është paralajmëruar që në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës parlamentare.

Duke u nisur nga episodet e dhunës, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për mbrojtjen e instiducionit dhe ligjvënësve.

Krahas telave me gjemba me të cilët është rrethuar Kuvendi, ambientet rreth tij do të rrethohen me gardh metalik, për të penguar përplasjet e protestueve me deputetët, apo mësymjen e Kuvendit.

Dosja.al ka siguruar edhe një foto ku një makinë është e ngarkuar me këtë gardh të lëvizshëm, që do të përdoret si rrethim për Kuvendin.

Burime për Dosja.al bënë të ditur se është vendosur në mbledhjen e grupit të PS-së se kur do të mbahet seanca, ndërsa i është kërkuar Ministrisë së Brendshme të ketë kujdes dhe të garantojë sigurinë fizike për deputetët që do të futen në sallë. Gjë, e cila i është garantuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. (Lexo këtu)

(B.B./ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites rrethohet kuvendi protesta e opozites rrethohet kuvendi

Sondazh

Poll