Politike

Balla i përgjigjet Metës: Nuk e di ç’do të thuash me krizë kushtetuese

4 Mars 2019, 18:07 Nga DOSJA
Balla i përgjigjet Metës: Nuk e di ç’do të thuash me

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, ku tha se vendi është në krizë kushtetuese.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin News24, Balla tha ndër të tjera:

“Nuk e di se çafrë kishte në mendje Presidenti kur tha se ka krizë kushtetuese, por nëse ka një krizë, sot ka një krizë brenda opozitës, ku një pjesë e deputetëve kanë vendosur të ikin dhe një pjesë tjetër kanë vendosur të vijnë dhe të marin përgjegjësinë që ju takon deputetëve. Vendet opozitës nuk po mbeten bosh jemi në një situatë kur opozita mori një vendim të gabuar dhe u dënua nga të gjithë partnerët ndërkombëtare dhe vendet anëtare të BE-së”.

Meta ka deklaruar hapur se Shqipëria po kalon një krizë Kushtetuese dhe Institucionale. Gjatë konferencës me presidentin e Sllovenisë Presidenti sugjeroi që palët opozitë dhe maxhorancë të bëjnë hapa pas për stabilizimin e situatës. (Lexo këtu)

Po ashtu, Balla ka përsëritur qëndrimin e PS-së dhe qeverisë, se nuk pranojnë negociata, ndërsa janë dakord për dialog me Opozitën.

“Duhet të jetë shumë e qartë për këdo. Fajtor kryesor të kësaj situate janë ata që morëm atë vendim për djegien e mandateve. Jemi në fazën që një pjesë e tyre po zëvendësohen dhe ky proces po ecën. Opozita përsëri është e përfaqësuar në Kuvend, nga deputetët që po rimarrin mandatet dhe përgjegjësinë që i takon deputetëve për të qenë në Kuvend. Dialogu me ose pa ndërmjetësimin e Presidentit është i mirëpritur, por jo negociata në kurriz të demokracisë”, tha Balla, ndërsa shprehet se qeveria është legjitime dhe këtë e ka konfirmuar edhe OSBE. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza kushtetuese protesta e opozites taulant balla i përgjigjet metës kriza kushtetuese protesta e opozites taulant balla i përgjigjet metës

Sondazh

Poll