Aktualitet

Shkodër/ I morën florinjtë dhe lekët të moshuarit, arrestohet tre autorët

Poliocia ka vënë në pranga tre persona si autorë të dyshuar të vjedhjes së ndodhur ditën e kaluar.
Featured image of article: Shkodër/ I morën florinjtë dhe lekët të moshuarit, arrestohet tre autorët Foto Ilustruese

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës si autorë të dyshuar të vjedhjes së ndodhur ditën e kaluar në “Vasil Shanto”. Në njoftimin zyrtar policia e Shkodrës informon se në pranga janë vënë shtetasit me iniciale B.F., 30 vjeç,  F. S, 29 vjeç,  dhe M.Q, 58 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Ata dyshohet se kanë vjedhur në banesën e një  60 vjeçari, banues ne lagjen “Vasil Shanto”,  një sasi të konsiderueshme lekësh dhe disa bizhuteri floriri.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Arrestohen 3 shtetas si autorë të dyshuar për vjedhje kryer në bashkëpunim. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune operative hetimore intensive, u bë ndalimi i shtetasve ; B.F., 30 vjeç,  F. S, 29 vjeç,  dhe M.Q, 58 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndalimi  i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 02.03.2019, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e një  60 vjeçari, banues ne lagjen “Vasil Shanto”,  ku janë vjedhur një sasi të konsiderueshme  lekësh dhe disa bizhuteri floriri. Vijojnë hetimet për këtë grup pasi  dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera banesash në qytetin e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment