Politike

Dosja “Partizani”/ Argita Malltezi: SPAK kamzhik në duart e Ramës, në 3 vite hetime nuk u pyet as Jamarbëri, as Berisha

Malltezi është shprehur se fakti që nuk kanë dëgjuar mbrojtjen apo personat kryesor ndaj të cilëve rëndon çështja, tregon se ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama.

30 Tetor 2023, 22:00 Nga I.A
Dosja “Partizani”/ Argita Malltezi: SPAK kamzhik në duart e
Argita Malltezi

TIRANË- Bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi ka deklaruar se SPAK është kthyer në kamzhik në duart e kryeministrit Rama për të goditur kundërshtarët e tij. E ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Malltezi është shprehur se fakti që nuk kanë dëgjuar mbrojtjen apo personat kryesor ndaj të cilëve rëndon çështja, tregon se ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama. Po ashtu ajo ka theksuar se në 3 vite hetime nuk është pyetur as Sali Berisha dhe as Jamarbër Malltezi. 

"Jo jo, janë proceduar edhe më parë kryeministra. Aa për pritshmëritë e SPAK-ut shikohet materja dhe përmbajtja. Por po them diçka, bënë 3 vjet hetime. Po në cilin dimension dhe në cilin planet mund të ndodhë që në 3 vite të pyeten bashkëortakë të Jamarbërit, personat pjesë e administratës, të mos lihet asnjë pa pyetur gjatë hetimeve përveç dy personave që janë objekti kryesor i hetimeve, Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha. Si mund të shkojë dosja në gjykatë pa pyetur Malltezin dhe Berishën. Sepse kur të dilte dosja, nuk duhej të mos bëhej publike deklarata e tyre. S’kanë dashur që deklarimi i Berishës dhe Malltezit të jetë në dosje dhe të dalë në media. Pse? Sepse ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama dhe SPAK dhe GJKKO janë kamzhik në duart e Edi Ramës. Kjo gjykatëse ka marrë një dosje dhe ka vendosur masën e kufizimit të lirisë pa dëgjuar asnjë argument të mbrojtjes dhe personave. Ndoshta këta ishin gabim por duhet të ishin dëgjuar. Është hera e parë në 30 vjet që shkelet kushtetuta dhe kufizohet liria e një deputeti," tha Malltezi.

jamarbër malltezi argita malltezi

Sondazh

Poll