Politike

Argita Malltezi flet për momentin kur i arrestuan bashkëshortin: Nuk arrita ta takoja

Ndër të tjera juristja tregon se ka qenë vetë Malltezi që e ka telefonuar dhe i ka thënë se po e arrestojnë.

30 Tetor 2023, 21:46 Nga I.A
Argita Malltezi flet për momentin kur i arrestuan bashkëshortin: Nuk
Argita Malltezi

TIRANË- Bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi ka deklaruar se i gjithë momenti i arrestimit të partnerit të saj ishte i mirëmenduar nga SPAK. Në një intervistë për Top Story në Top Channel, Malltezi u shpreh se bashkëshorti kishte mbërritur në ambientet e aeroportit për të pritur atë, por ajo nuk arriti të takohej, pasi e kishin arrestuar. Ndër të tjera juristja tregon se ka qenë vetë Malltezi që e ka telefonuar dhe i ka thënë se po e arrestojnë.

“Nuk arrita të takohesha. I gjithë momenti dhe kronometrimi i veprimeve ishte i mirëmenduar, zbrita nga avioni dhe fola me të. Për pak më merr sërish në telefon dhe më thotë që po më arrestojnë. Normalisht prisja çdo gjë, nuk do të më bënte përshtypje i veprimi policisë. Më bën përshtypje manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë. Pasi kam marrë lajmin, personi i parë që mora në telefon ka qenë vëllai. E prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë, por në atë moment se prisja”, tha Malltezi.

argita malltezi jamarbër malltezi

Sondazh

Poll