Politike

Berisha: Mazhoranca mund të përjashtojë, por popullin nuk mund ta përjashtojë kurrë. Beteja jonë këtu është betejë pa kthim

Po ashtu ai ka theksuar se beteja që ata kanë nisur është betejë pa kthim deri në momentin që të vendoset pluralizmi. 

30 Tetor 2023, 18:22 Nga I.A
Berisha: Mazhoranca mund të përjashtojë, por popullin nuk mund ta
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me aksionin e opozitës në sallën e parlamentit. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka deklaruar se mazhoranca mund të përjashtoj deputetët por popullin kurrë. Po ashtu ai ka theksuar se beteja që ata kanë nisur është betejë pa kthim deri në momentin që të vendoset pluralizmi. 

Pjesë nga konferenca e Berishës:

Pyetje: Sot mund të flisnit në foltoren e parlamentit për shqetësimet që ju keni ...

Sali Berisha: Kjo pyetje që bëni ju, besoj ka marrë përgjigje. Kjo betejë ka filluar dy javë para, është shpallur si betejë pa kthim dhe është shpallur për këto motive që deklarova. Është shpallur dhe nuk vazhdohet më tutje.

Pyetje: Si do ta mbroni Kushtetutën kur ju përjashtojnë, sepse mazhoranca po përgatiten përjashtime të tjera?

Sali Berisha: Mazhoranca mund të përjashtojë, por popullin nuk mund ta përjashtojë dot kurrë mazhoranca, ju garantoj unë ju. Beteja jonë këtu është betejë pa kthim. Hiqeni nga mendja. Do të përdoren të gjitha format e qëndresës parlamentare, ne jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin demokratik në parlament. Nuk ka parlament dhe parlamentar të cilët përfaqësojnë opozitën të cilët nuk mund të hartojnë ligje, nuk mund të krijojnë komisione hetimore parlamentare, nuk mund të marrin dokumentat që ju duhen për të kryer funksionet e tyre.
Faleminderit!

sali berisha seance plenare 30 tetor 2023

Sondazh

Poll