Politike

Çuçi pas seancës plenare: Skenar i opozitës, kjo nuk do të ndodhë më

Në një dalje për mediat, Çuçi ka deklaruar se ky skenarë i opozitës nuk do të ndodhë me dhe se garda duhet që të marrë kushtet që të garantohet seanca plenare.

30 Tetor 2023, 18:36 Nga I.A
Çuçi pas seancës plenare: Skenar i opozitës, kjo nuk do
Bledi Çuçi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka deklaruar se skena e sotme në Kuvend është e papranueshme. Në një dalje për mediat, Çuçi ka deklaruar se ky skenarë i opozitës nuk do të ndodhë me dhe se garda duhet që të marrë kushtet që të garantohet seanca plenare. Po ashtu ai ka theksuar se nuk ndodhë në asnjë parlament të botës që çdo amendimet nga opozita të miratohet.

“Sot besoj se ju dhe gjithë shqiptarët ishit dëshmitarë të një skene aspak të pranueshme. Qoftë edhe për një vend si Shqipëria që ka pasur një periudhë të gjatë tranzicion. E patë çfarë skenari kishin përgatitur deputetët e opozitës, e them me siguri që ishte skenar. Kjo është e qartë, skenari i tyre për  të prishur seancat plenare. Ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë. Se do të merrmi me shqyrtimin e projektligjeve në rrugë e BE-së dhe të gjithë shqiptarëve. Nuk është e thënë që çdo amendimet nga opozita të miratohet. Nuk është e parashikuar në asnjë shtet të botës. Ndodh vetëm kur janë të vlefshme. Për komisionet hetimore është e drejtë kushtetues e opozitës, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë. Dëgjova kolegun Bardhi që tha se nuk u kemi dhënë shpjegime, kjo nuk është e vërtetë. Opozita nuk ishte e regjistruar për të folur”, u shpreh ai.

bledi Çuçi seance plenare 30 tetor 2023

Sondazh

Poll