Politike

"Republika e drogës"/ Kryemadhi: Garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela, Kolumbia dhe Dubai

Po ashtu ka theksuar se Rama është garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela, Kolumbia, Dubai dhe vendet e lindjes.

30 Tetor 2023, 18:17 Nga I.A
"Republika e drogës"/ Kryemadhi: Garantuesi kryesor i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të Kuvendit, Kryemadhi është shprehur se Shqipëria është kthyer në Republikë të Drogës. Po ashtu ka theksuar se Rama është garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela, Kolumbia, Dubai dhe vendet e lindjes.

"Sot situata e lirisë dhe të drejtave të njeriut është në një stad ku nuk përfshihet në asnjë lloj sistemi demokratik, as hibrik. Sot është Republika e Drogës, e cila në krye të saj ka një kryeministër, që nuk pyet as për Parlamentin dhe Presidentin. Ai është garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela, Kolumbia, Dubai dhe vendet e lindjes, për të krijuar trekëndëshin e Bermundës së tij në Ballkan sa i përket trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe institucionalizimit të krimit të organizuar. Ju besoj jeni të njohur edhe me zbërthimin e Sky dhe Encro Chatit, për implikiminm e drejtuesve të lartë të policisë dhe gazetarisë që tregojnë haptas se si grupet kriminale në Bashkimin Evropian kanë gjetur strehë dhe mos u çudisni ku familjarët e tyre do të drejtojnë institucionet”, tha Kryemadhi.

monika kryemadhi edi rama seance plenare 30 tetor 2023

Sondazh

Poll