Politike

“Kur ka beteja opozita, ai merr pushim”/ Gazetarët e pyesin për Bashën, Bardhi ironizon mos pjesëmarrjen e deputetit

Bardhi ka ironizuar mos pjesëmarrjen e Bashës duke thënë se kur ka beteja, ai gjithmonë mungon.

30 Tetor 2023, 18:27 Nga h.k
“Kur ka beteja opozita, ai merr pushim”/ Gazetarët e pyesin
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit të Partisë Demokratike është pyetur nga gazetarët gjatë deklaratës së tij për mungesën e deputetit Lulzim Basha në Kuvend. Bardhi ka ironizuar mos pjesëmarrjen e Bashës duke thënë se kur ka beteja, ai gjithmonë mungon.

Ai theksoi se beteja do të vijojë dhe me mazhorancës dhe çdo aksion do të vijojë në çdo formë.

Gazetarët: A keni një koment për mungesën e Lulzim Bashës në Kuvendin e sotëm?

Bardhi: Ju keni bërë një pyetje pa interes për shqiptarët, ai kur ka beteja opozita merr pushim. 

seance parlamentare 30 tetor gazment bardhi

Sondazh

Poll