Politike

Dosja "Partizani"/ Kryemadhi: Berisha i përndjekur politik, Berlusconi me 475 çështje nuk ia hoqi njeri pasaportën

30 Tetor 2023, 18:22 Nga f.i
Dosja "Partizani"/ Kryemadhi: Berisha i përndjekur politik,
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare e cila filloi dhe tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Kryemadhi reagoi në lidhje me akuzat e SPAK dhe GJKKO ndaj kreut të Partisë Demokatrike Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, duke i quajtur arrestime dhe përndjekje politike.

Kryemadhi: Për mua Arbër Malltezi është i burgosur politik, Sali Berisha është i përndjekur politik. Ju e njihni Berluskonin i cili ka pasur rreth 475 çështje por nuk ia ka heq njeri pasaportën Berluskonit, as nuk e ka ndalur njeri që të dali, megjithatë ajo që unë theksoi që loja politike që përdoret është shumë e shëmtuar dhe nuk krijon ndonjë efekt, krijon efekt terror psikologjik te bizneset dhe qytetarët. Sepse janë 16 pronarë dhe pse arrestohet njëri dhe jo të gjithë.

seance plenare 30 tetor 2023

Sondazh

Poll