Politike

FOTOLAJM/ Nga konflikti Nabllati-Sina deri tek përplasjet mes deputetëve të tjetër mazhorancë-opozitë

Në nisje të seancës plenare, ka pasur përplasje fizike mes dy deputetëve.

30 Tetor 2023, 18:23 Nga h.k
FOTOLAJM/ Nga konflikti Nabllati-Sina deri tek përplasjet mes
Foto nga zhvillimet ne Kuvend

TIRANË-Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend nisi me përplasje mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Në nisje të seancës plenare, ka pasur përplasje fizike mes dy deputetëve. Ndërsa deputetët socialistë mbajtën fjalën, deputetët demokratë u përpoqën t'i ndalojnë duke përplasur tavolinat.  Situata agravoi kur deputeti, Gledion Nallbati u përplas fizikisht me deputetin Vullnet Sina.

Nallbati i është drejtuar karriges së deputetit socialist Sina duke i shkulur mikrofonin, gjë që ka sjellë reagimin e këtij të fundit.

Reagimi i deputetëve të tjerë ka bërë që Nallbati dhe Sinaj të ndahen. Ndërsa "kaosi" vijonte në Kuvend, kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha u fut live në Facebook, duke thënë se dhuna ishte një provokim për opozitën, teksa bëri thirrje se beteja nuk ka të ndalur. 

seance plenare 30 tetor 2023

Sondazh

Poll