Politike

Anëtari i socialist u takua me Bajrat ditën e zgjedhjeve, Çuçi: Në PS nuk ka mbrojtje, nëse është e vërtetë është e dënueshme

Çuçi për mediat thekoi se nuk ka dijeni për takimin dhe shtoi se nëse kjo ka ndodhur atëherë duhet që të merren masa.

30 Tetor 2023, 20:53 Nga I.A
Anëtari i socialist u takua me Bajrat ditën e zgjedhjeve,
Bledi Çuçi

TIRANË- Kryetari i Grupit të Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi është pyetur për takimin që denoncoi kryedemokrati Sali Berisha të Bajrave me një zyrtar socialist Erald Bushi në Shkodër ditën e zgjedhjeve. Çuçi për mediat thekoi se nuk ka dijeni për takimin dhe shtoi se nëse kjo ka ndodhur atëherë duhet që të merren masa.

Pyetje: A keni ju dijeni përse anëtari i kryesisë së PS-së në Shkodër, Erald Bushi ka qenë ishoqëruar së bashku me bandën kriminale të Bajrave dhe kanë hyrë nëpër qendrat e votimit së bashku ditën e 14 majit në zgjedhje. Kjo bandë ka takuar dhe përfaqësues të tjerë pavarësisht se nuk lejoheshin për të hyrë në qendrat e votimit?

Çuçi: Nuk kam dijeni. Po të jetë e vërtetë është e dënueshme. Në PS nuk ka mbrojtje askush që shkel ligjin ndryshe nga çfarë ndodh opozita. Ju e shihni se çfarë po bëjnë në momentin që ndërhyn drejtësia aty ku sheh që janë ezauruar krimet. Qëndrimi jonë ka qenë shumë i qartë dhe do të vijojë të jetë i qartë. Për çështjet e drejtësisë së reformuar nuk bëjmë asnjë koment. Ka përkrahjen tonë të plotë qoftë politike, qoftë personale në sensin që kushdo që shkel ligjin përgjigjet personalisht dhe nuk ka mbrojtjen e partisë. Në ndjekjen penale kemi një qëndrim që nuk ka pasur në asnjë moment dyshime për të kundërtën.

bledi Çuçi erald bushi sali berisha

Sondazh

Poll