Politike

Bardhi zbardh tre kërkesat për Nikollën: Mos u bëj eksperte e arkivës së Kuvendit, je kryetare parlamenti

Pas mbylljes së seancës së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi për mediat se ishte rrethimi i opozitës nga garda ajo që provokoi tensionimin e situatës në Kuvend. Pas përjashtimit të deputetit Nallbati, Bardhi tha se në mbi 30 vite demokraci s’ka ndodhur kurrë të përjashtohen 32 deputetë të opozitës.

30 Tetor 2023, 18:16 Nga h.k
Bardhi zbardh tre kërkesat për Nikollën: Mos u bëj eksperte
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazmet Bardhi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike deklaroi për mediat, se kishte 3 kërkesa për Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla. Bardhi kërkoi nga Nikolla që mos të përdoret nga Kryeministri Edi Rama për të ndërhyrë në punët e Opozitës.

Sipas Bardhit, Nikolla po ndërhyn në punët e opozitës dhe në procedurat e brendshme të saj duke mos lejuar pëfaqësimin e saj në komisione. Pas përjashtimit të deputetit Nallbati, Bardhi tha se në mbi 30 vite demokraci s’ka ndodhur kurrë të përjashtohen 32 deputetë të opozitës.

"Kolegët do duhet at pyesin veten se pse ne jemi detyruar të ngjitemi lart për të mos lejuar që ajo të bëjë punën e saj, sepse ajo nuk po lejon që opozita të bëjë punën e saja. Janë tre kërkesa thellësisht minimale. Kryetarja e Kuvendit duhet të ndërpresë menjëherë ndërhyrjen në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, të respektojë rregulloren e parlamentit, të respektojë opozitën nëse dëshiron që dhe ne ta respektojmë. Nëse ajo ka vendosur ta trajtojë veten si specialiste arkivë protokolli atëherë nuk mund të qëndrojë e ulur në karrigen e kryetares së Kuvendit. Do duhet të lejojë më shumë se 50 deputetë të opozitës që të përzgjedhin përfaqësuesin që dëshiron në komisionet parlamentare. Do duhet të lejohen 45 deputetët të opozitës të ushtrojë funksionin e tyre kushtetues të kontrollit ndaj qeverisë, ngritja e komisioneve hetimore është e drejtë kushtetuese e opozitës. Është dhunë t’i diktosh deputetëve të opozitës se kush do t’i përfaqësojë ata në Komisionet Parlamentare. Nëse griset rregullorja e Parlamentin nuk mund të ketë bashkëjetesë normale."- tha Bardhi. 

seance plenare 30 tetor gazmet bardhi

Sondazh

Poll