Politike

"Kam patur shumë fletëthirrje nga SPAK"/ Kryemadhi nga Kuvendi: S'kam problem të shkoj edhe për operacionet plastike

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi është shprehur se në SPAK ka shkuar disa herë për denoncimet që ka bërë për inceneratorët.

30 Tetor 2023, 18:11 Nga I.A
"Kam patur shumë fletëthirrje nga SPAK"/ Kryemadhi nga
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka mohuar lajmet që ka pasur fletëthirrje nga SPAK për lobim. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi është shprehur se në SPAK ka shkuar disa herë për denoncimet që ka bërë për inceneratorët. Po ashtu ka theksuar se nuk e ka problem që të shkojë në SPAK dhe për operacionet plastike. 

"Unë kam patur shumë fletëthirrje nga SPAK që kanë lidhje me denoncimet për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. S’kam problem të shkoj sërish edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK, s’jam thirrur akoma dhe jam në pritje! Jo nuk jam thirrur për lobimin”, tha Kryemadhi.

monika kryemadhi seance plenare 30 tetor 2023

Sondazh

Poll