Politike

Bardhi pas seancës plenare: U provokuam nga garda, mbylli dyert për deputetët e Opozitës

Bardhi ka dhënë detaje mbi situatën, ku sipas tij Garda e Republikës ka provokuar deputetët e Opozitës.

30 Tetor 2023, 18:07 Nga h.k
Bardhi pas seancës plenare: U provokuam nga garda, mbylli dyert për
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar pas seancës parlamentare ka folur për gazetarët për zhvillimet e ndodhura ditën e sotme. Bardhi ka dhënë detaje mbi situatën, ku sipas tij Garda e Republikës ka provokuar deputetët e Opozitës.

Deputeti tha se ishte mbyllur çdo derë komunikimi për opozitën. Sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë që të rrëzohen kaq shumë kërkesa për komisionet hetimore. 

"Deputetët e opozitës sot u rrethuan nga garda e republikës. Ishte mbyllur çdo derë komunikimi për deputetët e opozitës. Sjellja e gardës provokoi situatën, ndërsa ju e dini prej javësh mazhoranca e ka futur Kuvendin në një ngërç duke mos mundësuar vijimin normal të seancës së parlamentit. Kanë marrë vendime për asgjësimin e opozitës. Nuk ka ndodhur të rrëzohen kaq komisione hetimore pa dhënë një shpjegim. Nuk ka ndodhur të përjashtohen deputetët e opozitës se nuk pranojnë poshtërimin në sallën e Kuvendit.”-tha Bardhi. 

seance plenare 30 tetor 2023 gazment bardhi

Sondazh

Poll