Politike

VIDEOLAJM/ Përplasje dhe jashtë Kuvendit, Sina dhe Nallbati vijojnë sherrin në oborrin e Parlamentit

Tensionet mes tyre kanë vijuar edhe pas konfliktit fizik në ambientet e brendshme.

30 Tetor 2023, 17:59 Nga h.k

VIDEOLAJM/ Përplasje dhe jashtë Kuvendit, Sina dhe Nallbati

TIRANË-Dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Bledjon Nallbati dhe Vullnet Sina kanë vijuar sherrin e tyre verbalisht në oborrin e parlamentit. Tensionet mes tyre kanë vijuar edhe pas konfliktit fizik në ambientet e brendshme. Kujtojmë se dy deputetët u përplasën fizikisht dhe gjatë seancës.

Deputeti i opozitës Nallbati i është drejtuar karriges së deputetit socialist Vullnet Sinaj duke i shkulur mikrofonin, gjë që ka sjellë reagimin e këtij të fundit. Të dy deputetët janë përplasur, por anëtarë të tjerë të parlamentit i kanë ndarë.

seance plenare 30 tetor 2023 bledjon nallbati vullnet sina

Sondazh

Poll