Politike

Tradhëtuan partinë për mandatin, shkrimtari Erebara rendit 7 pikat për të cilat PD duhet të reflektojë

4 Mars 2019, 14:36 Nga DOSJA
Tradhëtuan partinë për mandatin, shkrimtari Erebara rendit 7

TIRANË- Shkrimtari Rudi Erebara, ka reaguar lidhur me pranimin e mandatit nga Lefter Maliqi (Lexo këtu) apo të tjerë që janë shprehur të rezervuar por nuk kanë mohuar se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Erebara shprehet se i vetmi vend që ka sot demokraci është ai që shkrimtari e quan si ish-shqupi brenda PD-së, të cilët janë paraqitur për të marrë mandatet.

Sipas Erebarës, këta kandidatë, “Jane si ata qe mblodhen gezhojat te bejne kembanen e Rames, qe ta tundin sa here te duan vemendje qe ka paqe”.

Po ashtu ai rendit 7 pika për të cilat shpreson që të ketë reflektim nga Partia Demokratike, mes të cilave është: Të mbajë shënim e ta mbajë mend si e kush e pse i ndodhi kjo.

Postimi i plotë:

I vetmi vend qe ka sot demokraci ne Shqiperine e sotme eshte ish shqupi. Brenda Partise Demokratike shqiptare ka disa qe jane paraqitur te marrin mandatet e deputetit. Jane si ata qe mblodhen gezhojat te bejne kembanen e Rames, qe ta tundin sa here te duan vemendje qe ka paqe.

Uroj vertet qe Pd te reflektoje ne te gjitha rruget e mundshme.

1. Ti lejoje te zbatojne ligjin. Do te tregoje vetgen kushdo qe ka qene brenda saj apo aleat.
2. Te vazhdoje ate qe ka nisur. NJe katarsis te brendshmen dhe te jashtem
3. Te mbaje shenim e ta mbaje mend si e kush e pse i ndodhi kjo.
4. Te dale me platforme politike dhe liste te hapur zgjedhjesh maxhoritar brenda Pds.
5. Ky te jete modeli i propozuar per cdo force te kualicionit opozitar.
6. Kur te behen gati per zgjedhje te dalin me listen e hapur te koalicionit opozitar te votuar ne maxhoritar brenda koalicionit opozitar te kene njerzit me te votuar si titullare te nje opozite qe kerkon te marre qeverisjen jo pushtetin.
7. Te gjitha te njehsohen ne baze te nje programi te perbashket te votuar ne menyre transparente.
Kaq.

Kujtojmë se pas vendimit të Opozitës për të djegur mandatet pasi sipas tyre është e vetmja mundësi për kthimin e ligjshmërisë në zgjedhje dhe Kuvend, disa deputetë nuk iu bindën këtij urdhëri, si nga PD ashtu edhe nga LSI. Mes këtyre deputetëve është edhe Myslim Murrizi, i cili u përjashtu nga PD. Po ashtu nuk ka dorëzuar ende mandatin as edhe deputetja Rudina Hajdari. Ajo është shprehur se qëndrimin e saj do ta bëjë të ditur publikisht, ndërsa thotë se po konsultohet me partnerët ndërkombëtarë. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 7 pikat që pd duhet të reflektojë djegia e mandateve te opozites kandidatët që tradhëtuan pd pd të reflektojë rudi erebara 7 pikat që pd duhet të reflektojë djegia e mandateve te opozites kandidatët që tradhëtuan pd pd të reflektojë rudi erebara

Sondazh

Poll