Politike

Basha pas mbledhjes me aleatët: Rama dosja ‘339’ dhe ‘184’ janë makthi yt, do t’i zbardhim deri në fund

4 Mars 2019, 13:46 Nga DOSJA
Basha pas mbledhjes me aleatët: Rama dosja ‘339’ dhe

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit të tij me aleatët. Basha u shpreh se do të vijojë të protestojnë të gjithë si opozitë e bashkuar me qytetarët për të rrëzuar Parlamentin, të cilin ai e quan ilegjitim. Basha ka ripërmenduar edhe njëherë ‘dosjen 339’ dhe ‘dosjen 184’ ku sipas tij janë të përfshirë përgjime të zyrtarëve të lartë.

“Edi Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar nga VOA dhe BIRN çfarë përman ajo dosje. Uroj ta dish se ca përmban edhe dosja 184. Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë,”– tha kreu i opozitës ndër të tjera.

Fjala e Lulzim Bashës

 “Këto janë, siç e imagjinoni ditë dhe orë intensive për opozitën. Dita ka filluar me takime me partnerët tanë ndërkombëtarë që po ndihmojnë Partinë Demokratike dhe janë të gatshëm ta shtrijnë këtë ndihmë edhe tek partitë e tjera të opozitës, për përgatitjen e Partisë Demokratike që do të adoptojë sistemin perëndimor të primareve dhe zgjedhjeve të kandidatëve për deputet me sistemin një anëtar një votë që tashmë është edhe në statutin e Partisë Demokratike. Për dy ditët e ardhshme partnerët ndërkombëtarë të institutit republikan amerikan dhe më pas partnerët e partisë konservatore britanike në bashkëpunim me partinë simotër të partisë kristiano-demokrate gjermane do të përfshihen në një asistecë të vazhdueshme ndaj Partisë Demokratike që të nisë zbatimi i rregullit të kushtetutës së PD-së për përzgjedhjen e kandidatëve të ardhshëm për deputetë me përfshirjen e të gjithë anëtarësisë së PD-së. ky është një hap shumë i rëndësishëm që nisi me popullin më datë 16 shkurt. 16 shkurti do të mundë sistemin e frikës me të cilin Edi Rama ka sunduar vendin këto 5 vite. Sot makineria e Ramës është shkërmoqur dhe kjo shihet në vendimin absurd për të mbrojtur Parlamentin ilegjitim nesër me një regjim ushtarak ku policë dhe ushtarë që sillen si policë duan t’u mohojnë qytetarëve të drejtën për të protestuar. Opozita dhe qytetarët e bashkuar do të vazhdojnë aksionin kundër këtij Parlamenti ilegjimit dhe kundër kësaj qeverie që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar siç tregohet në dosjen 339.

Edi Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar nga VOA dhe BIRN çfarë përman ajo dosje. Uroj ta dish se ca përmban edhe dosja 184. Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë. Dhe shqiptarët do të kenë zgjehdje të lira e të ndershme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 184 dosja 339 lulzim basha partia demokratike dosja 184 dosja 339 lulzim basha partia demokratike

Sondazh

Poll