Politike

Nuk do ta dorëzojë mandatin, Gjuzi: Kam marrë kërcënime, ‘avokat’ Basha s’më hap telefonin

4 Mars 2019, 13:12 Nga DOSJA
Nuk do ta dorëzojë mandatin, Gjuzi: Kam marrë

TIRANË- Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në “Fax” ka folur lidhur me marrjen e mandatit të deputetit. (Lexo këtu)

Ai u shpreh se për mandatin e tij, ka pyetur vetë qytetarët, të cilët janë shprehur kundër marrjes së mandateve nga socialistët.

“Kam dalë në gjithë Tiranën për të bërë një sondazh. Qytetarët thonë se pse duhet që mandatin e PD ta marrin socialistët. Duhet ndërhyrja e Profesor Doktor Sali Berishës, i cili në momente të caktuar merr vendime të qarta. Avokat Lulzim Basha ka këshilltarë servile dhe po i bëjnë dëm.”

Më tej, Gjuzi ka shprehur frikën se në të ardhmen mund të ndodhë edhe përsëritja e precedentit nga ana e socialistëve.

“Nesër do të vijë avokat Basha kryeministër dhe do të dalë PS jashtë Kuvendit dhe do qëllaoj më gurë. Dhe ata janë më të rrezikshëm. I njoh unë. Edhe Monika ka përgjegjësi për çfarë është bërë se ka qënë në pushtet. E njoh mirë Ramën se kam qënë në këshillin bashkiak. Rama shkruante për mua dhe mustaqet e mia tek libri Kurban sepse nuk e lija që të ndërtonte kulla.”

Kreu i Konservatorëve ka përmendur se ka marrë edhe kërcënime sa i përket vendimit të tij për ta marrë mandatin.

“Unë nuk kam sharë njeri. Më thonë mua tradhëtar? Pse jam tradhëtar unë? Çfarë kam bërë? Unë i fal, ne jena tironas. Partia Demokratike ka qënë në 16 maj 2018 që nuk e ka mbledhur koalicionin. I bëra thirrje avokat Bashës që të mblidhemi. Nuk është mu përgjigj. Basha nuk më hapte telefonin, tani nuk e hap unë. Por sërish i bëj thirrje Edi Ramës për qeveri tranzitore me akademikë. Vetëm ata nuk i vjedhin zgjedhjet. Kam marrë edhe kërcënime. Më kanë ofruar edhe para. Por unë jam me 1000 lekë të reja në xhep, por jam të mira. Nuk kam martapazllik me asnjëri,”-e mbylli Gjuzi.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kujtim gjuzi partia konservatore djegia e mandateve te opozites kujtim gjuzi partia konservatore

Sondazh

Poll