Politike

Thaçi iu largua nga intervista, flet Beti Njuma: Nuk i pëlqeu që citova Buzhalën, u ngrit dhe iku

4 Mars 2019, 13:26 Nga DOSJA
Thaçi iu largua nga intervista, flet Beti Njuma: Nuk i pëlqeu

TIRANË– Drejtoresha e Informacionit të “Ora News”, Beti Njuma ka folur lidhur me faktin që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iku nga studioja gjatë intervistës. (Lexo këtu)

Në një prononcim për Dosja.al, Njuma u shpreh se presidenti Thaçi nuk I kishte pëlqyer fakti që kishte përmendur gazetarin Berat Buzhala.

“Nuk i pëlqeu faktin që citova Berat Buzhalën dhe sondazhin e tij. Thjesht u ngrit dhe iku. Kisha kohë që e kërkoja në intervistë dhe në njoftuan vetëm një ditë para. Shkova posaçërisht në Kosovë.”

Shkak për të lënien në mes të intervistës me Njumën është bërë një pyetje e gazetares që  për rezultatin e sondazhit që ka bërë Berat Buzhala. Sondazhi i publikuar në rrjetet sociale tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 12 % pro Thaçit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike beti njuma hashim thaci popullariteti i politikaneve beti njuma hashim thaci popullariteti i politikaneve

Sondazh

Poll