Politike

Nga këngëtar te dënimi për kontrabandë, njihuni me Ylli Shehun e LSI-së që do bëhet pjesë e Parlamentit (FOTO+VIDEO)

4 Mars 2019, 12:25 Nga DOSJA

Tiranë-Ylli Shehu është një ndër 4 kandidatët për deputetë që sot dorëzoi në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe pritet që nesër të betohet në parlament.  Shehu rezulton në listat e KQZ-së si kandidati i LSI-së në Tiranë.

Kush është Ylli Shehu?

Në CV e tij shkruan se ka kryer studimet për Juridik, ciklin 5-vjeçar pranë Universitetit “Kristal” dhe i ka përfunduar atë në vitin 2011. Ai është edhe në ndjekje të studimeve që nga viti 2009 dhe në vazhdim në fakultetin Ekonomik të Tiranës.

Por Shehu para se të vendoste t’i futej politikës ka kënduar. Në youtube është edhe një këngë e tij e cila titullohet Hasan Aga. (shiko këtu)

Por më pas ai vendosi t’i flitej politikës. Në formualrin e tij të dekriminalizimit rezulton se ka Shehu qenë i dënuar në vitin 2007 për kontrabandë. “Panorama” , shkruan se Ylli Shehu në dokumentin e tij të dekriminalizimit specifikon se është dënuar me 200 mijë lekë dhe se vepra e tij penale është rehabilituar sipas nenit 69/a të Kodit Penal.

Po kështu Shehu rezulton se ka ndërruar edhe mbiemrin. Në formularin e dekriminalizimit ai ka deklaruar se mbajtur më parë parë mbiemrin Lala.

Dokumentet e marrë nga “Panorama”, formulari i dekriminalizimit të Ylli Shehut: 

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dënimi për kontrabandë djegia e mandateve te opozites formulari i dekriminalizimit ylli shehu profil dënimi për kontrabandë djegia e mandateve te opozites formulari i dekriminalizimit ylli shehu profil

Sondazh

Poll