Politike

Hashim Thaçi lë në mes intervistën me Beti Njumën, shkak sondazhi i Berat Buzhalës

4 Mars 2019, 12:54 Nga DOSJA
Hashim Thaçi lë në mes intervistën me Beti Njumën,

TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lenë në mes intervistën me drejtoreshën e Informacionit në Ora News, Beti Njuma.

Shkak për të lënë në mes intervistën me Njumën është bërë një pyetje e gazetares që nuk i ka pëlqyer presidentit kosovar.

Kjo ndodhi kur presidenti është pyetur për rezultatin e sondazhit që ka bërë Berat Buzhala. Thaçi ishte pyetur nga Njuma, për rezultatet e sondazhit me pyetjen:

“Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi” .

Sondazhi i publikuar në rrjetet sociale tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 12 % pro Thaçit.

Në këtë moment, Njuma e ka pyetur Thaçin se pse publiku ka patur këtë perceptim: “Përse ishte ky perceptim i publikut?”

Sapo Njuma ka përfunduar pyetjen, Thaçi është ngritur nga studio dhe është larguar. E pyetur nga Dosja.al, Njuma u shpreh se kishte kohë që e kërkonte një intervistë të tillë dhe se e kishin njoftuar vetëm një ditë para. (Lexo këtu)

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike beti njuma hashim thaci korrigjimi i kufijve te kosoves popullariteti i politikaneve ramush haradinaj beti njuma hashim thaci korrigjimi i kufijve te kosoves popullariteti i politikaneve ramush haradinaj

Sondazh

Poll