Politike

KQZ zëvendëson ish-deputetët e LSI, nesër pritet betimi në Kuvend

4 Mars 2019, 13:27 Nga DOSJA
KQZ zëvendëson ish-deputetët e LSI, nesër pritet betimi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur ditën e sotme për t’i dhënë mandatet 4 deputetëve të rinj nga radhët e LSI-së, pas djegies se mandateve nga ana e deputetëve të opozitës. Bëhet fjalë për: Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshi në Elbasan kanë pranuar që të marrin mandatin nga lista e LSI-së. Ata do të zëvëndësojnë Edmond Haxhinaston, Floida Kërpaçin, Endrit Braimllarin dhe Përparim Spahiun

Ditën e nesërme ata pritet të betohen në seancën plenare që do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë, në të njëjtën kohë kur opozita do të zhvillojë një protestë para godinës së Parlamentit. Ndërkohë, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i cilësoi ‘tradhtarë’ ata që dolën kundër vendimit të kësaj force për djegien e mandateve dhe pranuan të hyjnë në parlament. Ajo tha se nuk do të falen.

Njoftimi i KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

– “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar z. Zef Bushati, si subject zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

– “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Kristian Demokrate”, me kryetar z. Dhimitër Muslia, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

– “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Edmond Abaz Rrushi.

– “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, znj. Aurora Xhavit Mara.

– “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, z. Enver Mersin Roshi.

– “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi”. 

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Ylli Vesel Shehu.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e rinj te lsi djegia e mandateve kqz deputetet e rinj te lsi djegia e mandateve kqz

Sondazh

Poll