Politike

Nga vota e emigrantëve, te njohja e pensioneve, Spiropali numëron arritjet e Samitit të Diasporës

4 Mars 2019, 13:01 Nga DOSJA
Nga vota e emigrantëve, te njohja e pensioneve, Spiropali numëron

TIRANË- Në një deklaratë për mediet sot, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka numëruar disa nga arritjet e Samitit të Diasporës.(Lexo këtu) Gjatë fjalës së saj, Spiropali theksoi se Samiti prodhoi një numër rezultatesh konkrete, duke nënvizuar se një hap u hodh edhe për të drejtën e votës të emigrantëve, si dhe njohjen e pensioneve.

U parashikuan hapa konkrete për të realizuar votimin e diasporës në Shqipëri dhe në Maqedoni. Konkretisht, prej muajit korrik, në Parlament është dërguar një dokument i detajuar për mundësimin e kësja të drejte. Shpresohet që dokumenti të bëhet pjesë e reformës së ardhshme zgjedhore, pasi opozita të rikthehet në Parlament.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali 

Spiropali vecoi mes te tjerash, remitancat dhe pensioniet, duke u shprehur se:

Në 30 vitet e fundit, Shqipëria ka përfituar rreth 30 miliardë dollarë remitanca, të cilat kanë shkuar kryesisht për të financuar konsumin familjar. Për herë të parë, tanimë ekziston një strategji për kanalizimin e këtyre remitancave në sektorët kyçë të ekonomisë, si turizmi, agroturizmi dhe prodhimi”- tha ajo, duke pranuar se është dakordësuar ngritja në Tiranë e një Dhome të Përbashkët të Biznesit të Diasporës, që do të përfaqësojë të gjithë bizneset shqiptare nëpër botë.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali 

Ministrja Spiropali  theksoi se do te fillojë të funksionojë edhe Banka e Diasporës, që do të jetë një instrument i mirëfilltë, i mbështetur nga shteti, për përthithjen dhe kanalizimin e kapitalit të diasporës në ekonomi. Po ashtu, me interes sipas ministres, është njohja e pensioneve.

Për këtë qëllim, për herë të parë, shteti shqiptar ka emëruar një Koordinator Kombëtar të Pensioneve, që do të ketë për detyrë të vetëm të çojë përpara negociatat me vendet e interesit. Në fokus të punës së këtij koordinatori do të jenë fillimisht vendet me popullsi më të lartë shqiptare, si Italia, Greqia, SHBA-të, Kanadaja dhe Anglia.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali 

Para pak ditësh në Tiranë u mbajt Samiti i Diasporës II, i cili zgjati tre ditë, ku u zhvilluan një serë aktivitetesh. Ky samit u organizua nga Qeveria Shqiptare dhe Minisitria e Diasporës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arritjet e samitit te diaspores elisa spiropali samiti i diaspores arritjet e samitit te diaspores elisa spiropali samiti i diaspores

Sondazh

Poll