Politike

Lefter Maliqi drejt Parlamentit, flet për Dosja.al: Si më gënjeu Basha, pse u bashkova me Ramën

4 Mars 2019, 12:56 Nga DOSJA
Lefter Maliqi drejt Parlamentit, flet për Dosja.al: Si më gënjeu

Tiranë/ Lefter Maliqi ka pranuar mandatin e deputetit dhe për Dosja.al ka konfirmuar se ka vendosur që të jetë pjesë e Kuvendit. (Lexo këtu)

Mësohet se Lefter Maliqi  ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe pritet që nesër të betohet në Parlament.

Komenti i plotë i Lefter Maliqit

Po sot mora vendimin, respektova kushtetuten dhe ligjin. PD ma kishte borxh mandatin për shkak të mbështetjes së madhe që iu kam dhënë që nga 2009 ku i dhurova mandatet në 2009 dhe vazhdimësinë e qeverisjes. I sigurova mandatin e dytë në 2013 duke dalë shembull në rritje në zonat që mbuloja në qarkun Berat pasi ktheva tre komuna nga PS në PD, më pas në opozitë punova fort 4 vjet ku zoti Basha asnjë premtim s’mbajti ndaj meje duke me hequr emrin nga lista e kandidimit për kryetar të degës PD në Berat.

Nga kandidimi për drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, më gënjeu për kandidat për Kryetar Bashkie në Berat me justifikimin se ja dha PS-ja. Më gënjeu për kandidat si të parin e listës së Beratit dhe më caktoj të 3-in pas debateve publike me të se nuk e mbështeta në fushatë. Pastaj PD përfundoi me disfatën më të thellë  në  historinë e saj përfundoj me një mandat në 2017 në qarkun Berat ku u duk qartë mbështetja ime në elektorat.

Unë vazhdoj kontaktet e përjavshme me banorët e zonës duke i mbështetur për problemet e tyre si dhe në vizita e ngushëllime si dhe problemet që kanë. Kam pasur telefonata nga PD për mos ta pranuar mandatin por nuk ju përgjigja, nga PS  s’kam pasur kontakte, isha për më shume se një jave në heshtje, duke parë reagimin e ndërkombëtareve, ligjet, kushtetutën por dhe të drejtën morale dhe borxhin që më kishte Basha ndaj votuesve të mi, vendosa të jem sado që të jetë mandati me votuesit e mi të majtë dhe të djathtë, do jem opozitar.

Çdo gjë do rrjedh sipas situatës politike dhe parlamentare. Do bashkoj votat me PS-në vetëm për ligjet qe i shërbejnë vendit dhe interesave të shqiptarëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lefter maliqi lulzim basha zgjedhjet elektorale 2017 djegia e mandateve te opozites lefter maliqi lulzim basha zgjedhjet elektorale 2017

Sondazh

Poll