Sport

FOTO/ Neymar ka “shkruar” në kokë germën e parë të emrit të vajzës së tij...

Ylli brazilian Neymar, prerjen e flokëve kësaj here ia kushton vajzën e tij të porsalindur

12 Tetor 2023, 17:01 Nga DOSJA

BRAZIL - Emri i saj është Mavi. Kështu quhet vajza e Neymar, e cila ka ardhur në jetë pak ditë më parë nga partnerja e tij Bruna Biancardi. 

Pas djalit, futbollisti brazilian që është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në “Seleção”, pati edhe një vajzë dhe... po fluturon në qiell nga lumturia. 

FOTO/ Neymar ka “shkruar” në kokë germën e parë

FOTO/ Neymar ka “shkruar” në kokë germën e parë

Madje, për hir të saj  ai ka “shkruar” germën e parë të emrit të saj në kokë dhe këtë e ka treguar me krenari në rrjetet sociale. 

“Mavi erdhi tek ne për të përfunduar jetën tonë. Mirë se erdhe vajza jonë. Tashmë ju duam shumë, faleminderit që na zgjodhët”,- kanë shkruar dy prindërit në Instagram. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)

Sipas gazetës braziliane “Globo”, vajza e tyre ka lindur me prerje cezariane në orët e para të mëngjesit të së premtes. Braziliani tashmë ka edhe një djalë 12-vjeçar, Davi Luca, me Carolina Dadas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll