Sport

Diego Alonso: “Dukem si Cholo Simeone? Mona Lisa është një, të tjerat janë kopje"

Trajneri i ri i Sevillas mori një breshëri pyetjesh në nisjen zyrtare, por përgjigja që dha për atë që kishte të përbashkët me trajnerin e Atleticos vodhi shfaqjen.

12 Tetor 2023, 16:46 Nga DOSJA

SPANJE - Diego Alonso është i zgjedhuri i Sevillas, duke zëvendësuar Mendilibarin (i shkarkuar) me teknikun uruguajan që u prezantua zyrtarisht dje në mesditë.

Trajneri 42-vjeçar nuk e fshehu kënaqësinë e tij në sipërmarrjen e tij të parë si trajner në Evropë dhe i pyetur për objektivat e ekipit të tij, ai tha: “Unë jam pozitiv nga natyra dhe gjithçka që kam përjetuar në orët e fundit ka qenë fantastike. Padyshim që “goli” më i rëndësishëm është ndeshja e parë që kemi. Do të fokusohemi ndeshje pas ndeshje. Duhet të përgatitemi mirë që skuadra të luajë mirë”.

I pyetur për stilin e futbollit që dëshiron, ai sqaroi: “Më pëlqen futbolli i kombinuar, dominimi i lojërave përmes presionit, por edhe shtimi i futbollit të kombinuar” për të vijuar me pyetjen që kishte të bënte me paratë.

Diego Alonso: “Dukem si Cholo Simeone? Mona Lisa është një,

Pati pyetje edhe që kishte të bënte me ngjashmëritë e tij me Diego Simeone, trajner i Atletico Madridit...

“Ngjashmëria jonë ka të bëjë me emrin, sepse ai quhet edhe Diego”,- tha fillimisht ai duke shkaktuar të qeshura në dhomë dhe shtoi me kuptim: “Secili ka personalitetin e tij. Mona Lisa është vetëm një, të tjerat janë pa vlerë, janë kopje. Njeriu duhet të jetë autentik. Jam i kënaqur që më thuhet se kam ngjashmëri me Cholo, por do të përpiqem t'u jap lojtarëve vulën time".

Shihni deklaratën e tij në videon e mëposhtme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll