Sport

Philipp Lahm kundër pagës së Nagelsmann: "Janë shumë para!"…

Ish-futbollisti është indinjuar nga rroga që merr trajneri aktual i kombëtares gjermane

12 Tetor 2023, 15:53 Nga DOSJA
Philipp Lahm kundër pagës së Nagelsmann: "Janë

GJERMANI - Në një artikull të botuar në gazetën “The Guardian”, Philipp Lahm, ish-lojtar edhe i kombëtares gjermane, shprehet i pakënaqur për rrogën që trajneri Julian Nagelsmann merr për kombëtaren gjermane.

Ish-lojtari i bavarezëve këshillon Federatën Gjermane të Futbollit të reflektojë për këtë dhe garanton: “Duhet të largohet nga pagat e tepërta të futbollit të klubeve”.

“Nuk është e nevojshme të paguhen më shumë se dy milionë euro në vit. Së pari, për faktin se ka vetëm dhjetë deri në 15 ndeshje ndërkombëtare në vit. Në një top klub, është trefish ose katërfish.  Dhe mes ndeshjeve, një trajner kombëtar nuk është në fushë për katër apo gjashtë javë”, tha Lamn, duke drejtuar gishtin nga federata gjermane.

“Hansi Flick thuhet se ka fituar 6.5 milionë euro në vit kur ishte në krye të Gjermanisë. Ndërsa për Nagelsmann thuhet se merr 4.8 milionë euro në vit për të njëjtën punë”, lexohet.

Së fundi, ish-kapiteni i kombëtares gjermane këshillon Federatën Gjermane që të mos bëjë rroga të çmendura: «Janë shumë para. Nuk mund të bëjmë asgjë për dinamikën ekonomike të klubeve që konkurrojnë për lojtarët dhe trajnerët më të mirë, por Federatat si DBF nuk duhet të marrin pjesë në këto tejkalime pagash”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll