Sport

Ajo ishte e martuar 10 vite me Dani Alves, mirëpo tani nuk dëshiron as të dëgjojë emrin e tij: “Për mua, ai ka vdekur!”...

Dinorah Santana thotë se atë e përdorën dhe tani dëshiron që lojtari brazilian duhet të zhduket nga jeta e saj

12 Tetor 2023, 14:56 Nga DOSJA
Ajo ishte e martuar 10 vite me Dani Alves, mirëpo tani nuk dëshiron as

SPANJE - Dinorah Santana ishte e martuar me Dani Alves, ka dy fëmijë me lojtarin dhe ishte gjithashtu menaxherja e tij. Tani ajo i ka kthyer shpinën brazilianit, i cili mbetet i ndaluar në Barcelonë, me dyshimin se ka përdhunuar një femër të re në natën e Vitit të Ri. 

“Për mua ai nuk ekziston, ka vdekur”,- thotë ajo në një intervistë për programin “Cuatro al día”, duke theksuar se është ngopur duke u përdorur: “Gjithmonë e kam ulur kokën, nuk kam shkaktuar asnjë skandal”.

Dinorah Santana është e zemëruar që është përdorur në shumë raste, veçanërisht kur ajo u transferua në Barcelonë për të përcjellë idenë, se lojtari kishte një jetë të organizuar në qytet dhe se nuk kishte rrezik për t'u larguar. Kur gjyqtari refuzoi lirimin me kusht të Dani Albes, ajo pretendon se është braktisur.

"Ata na kërkuan të transferoheshim në Barcelonë dhe madje u kërkova universitetin. E vizituam edhe në burg, por menjëherë pas kësaj, ia refuzuan lirimin me kusht. Dhe papritur mbeta vetëm, askush nuk donte të dinte asgjë për mua",- vazhdon ajo, duke treguar se edhe kur ajo mbrojti lojtarin publikisht fjalët e saj ishin "rekomanduar". “Do të mbërrish në aeroport, do të presësh shtypin, do të thuash këtë e atë. Pas vizitës në burg, thuaj këtë”,- tregon ajo.

Dhe nuk ndalet me kaq: "Të jesh gruaja i një gjoja përdhunuesi, është shumë e pakëndshme. Unë dua që ai të zhduket nga jeta ime". Dinorah Santana shton gjithashtu se lojtari nuk ka ndryshuar qëndrim pavarësisht se është në burg prej disa muajsh. “Kur e vizitova, e pashë shumë, shumë arrogant”.

Në fillim të shkurtit, Dinorah Santana doli në mbrojtje të Dani Alves. “Po e dënojnë pa u gjykuar. Dani ishte i paaftë për të çnderuar një grua. Unë kam qenë i martuar me të për 10 vjet dhe e kam njohur që në moshën 22-vjeçare. Të gjithë ata që e njohin e dinë që ai nuk do të ishte i aftë për diçka të tillë. Te dhemb shume... Njerëzit gjykojnë nga ato që lexojnë në shtyp, gjithsecili gjykon vetë. Dani është në burg sepse rrezikon të arratiset, sepse ka kombësi tjetër dhe jetë financiare shumë të qëndrueshme,”- kishte deklaruar ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll