Sport

Valë dëmtimesh te Holanda: Shtatë lojtarë mund të debutojnë kundër Francës!...

Ronald Koeman do të përballet nesër me francezët me një grup lojtarësh të karakterizuar nga mungesa e përvojës

12 Tetor 2023, 15:25 Nga DOSJA
Valë dëmtimesh te Holanda: Shtatë lojtarë mund të

HOLANDE - Me largimin e Berghuis dhe Koopmeiners, “viktimat” më të fundit në një ekip holandez që përballet me një valë lëndimesh: Botman, Depay, Gakpo, Frenkie de Jong dhe De Ligt, janë mungesat e tjera kryesore të ekipit të Ronald Koeman që do të përballet me Francën me një grup lojtarësh të pa përvojë. 

Shtatë lojtarë nga 23 të thirrurit (Brian Brobbey, Quilindschy Hartman, Jeremie Frimpong, Ian Maatsen, Nick Olij, Micky van de Ven dhe Bart Verbruggen) mund të bëjnë debutimin e tyre nesër në grupin “B”, ndërkohë që ka dhe shumë lojtarë të tjerë me shtatë ose më pak ndeshje në karrierën e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll