Sport

Legjenda Ronald De Beer për Ajax-in: "Nuk mund të bësh çokollatë me m*t"…

Asi veteran i Ajax-it dhe i kombëtares së Holandës, Ronald De Beer, ka folur me fjalë të ashpra për gjendjen aktuale të skuadrës së Amsterdamit.

12 Tetor 2023, 16:29 Nga DOSJA
Legjenda Ronald De Beer për Ajax-in: "Nuk mund të bësh

HOLANDE - Së bashku me vëllain e tij, Frank, ata kanë nderuar për shumë vite fanelën e Ajax, i cili këtë vit po bën fillimin më të keq në historinë e tij moderne, duke shënuar një fitore, dy barazime dhe tre humbje në ligën holandeze dhe dy barazime në Evropa League.

Ronald De Beer u shfaq në podcastin “Voetbal.nl” dhe nisi një sulm të ashpër ndaj drejtuesve të klubit mbi imazhin e ekipit dhe nënshkrimet e nivelit të ulët.

“Jam shumë i shqetësuar dhe nuk e di se ku do të përfundojë Ajax-i! Ajo që di, megjithatë, është se është e pamundur të bësh çokollatë nga m*ti!”,- ishin fjalët e tij, dhe duke trotuar veten dhe të gjithë tifozët e ekipit, ai shtoi: “Në dy javë, kur të fillojë përsëri liga, ne kemi një derbi të rënies me Utrechtin! Sinqerisht, nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë”.

De Beer u përpoq të ishte më i moderuar me futbollistët e skuadrës, por me siguri e përkeqësoi...

“Nuk kam asgjë kundër ‘fëmijëve’ që kanë ardhur. Ata janë të lumtur që luajnë te Ajax, por nuk është e mundur, që të marrësh kaq shumë lojtarë të nivelit të dytë dhe të besosh se do të performojnë në një nivel më të lartë”,- shtoi ai dhe vazhdoi: “Të gjithë mendojnë se do të luajmë kundër Bayern Munichut, ose Paris Saint-Germain për njëzet vitet e ardhshme. E gjithë kjo tani është zhdukur dhe kjo dhemb”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll