Sport

Harry Maguire paralajmëron Ten Haag: "Unë nuk do të qëndroj këtu gjithë jetën time, që të luaj një herë në muaj!"…

Qendërmbrojtësi ka humbur vendin e titullarit te “Djajtë e Kuq” dhe tashmë po shikon për merkaton e janarit

12 Tetor 2023, 15:08 Nga DOSJA
Harry Maguire paralajmëron Ten Haag: "Unë nuk do të

ANGLI - Harry Maguire e ka bërë të qartë se mund të largohet nga Manchester United në janar, nëse vazhdon të luajë një rol dytësor në ekipin e Erik ten Haag. 

Qendërmbrojtësi, i cili përveç rolit titullar humbi edhe shiritin e kapitenit, nuk dëshiron ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit në stol dhe mendon se me shumë gjasa do t'i duhet të gjejë një drejtim të ri për karrierën e tij.

"Unë nuk do të qëndroj këtu gjithë jetën time dhe të luaj një herë në muaj. Nëse do të vazhdojë kështu, jam i sigurt që unë dhe klubi do të ulemi dhe do të flasim për këtë",- ka pranuar lojtari 30-vjeçar, si pjesë e punës së ekipit të United. 

"Nuk varet nga unë, nëse do ta filloj apo jo ndeshjen e ardhshme të Manchester United. Pas disa javësh do të kthehem dhe do ta zbuloj. Besoj në aftësitë e mia dhe ka qenë e vështirë. Dua të luaj dhe të ndihem i rëndësishëm në klub. por për momentin nuk kam luajtur as afër asaj që do të doja. Gjërat janë në këtë pikë”, shtoi ai.

Maguire, i cili ishte i përfshirë në transferimin më të shtrenjtë ndonjëherë për një qendërmbrojtës (në atë kohë), kur “Djajtë e Kuq” e nënshkruan atë nga Leicester në vitin 2019 për 87 milionë euro, ishte afër kalimit në West Ham në verë, por ai garantoi se është gati të vazhdojë në “Old Trafford” nëse Ten Haag i jep mundësinë. 

"Unë thjesht dua të jem gati për të përfituar nga mundësitë kur të vijnë. Rekordet e mia me këtë trajner flasin vetë. Përqindja ime e fitoreve kur kam luajtur është tepër e lartë. Nëse shikoni ndeshjet, në të cilat kam filluar titullar për klubin, unë thjesht mund të jem i lumtur me paraqitjet e mia."

Gjithsesi, Harry Maguire, tani për tani, garanton ai, është i fokusuar vetëm te “dy ndeshjet e Anglisë” dhe te rifitimi i vendit te Manchester United.

B.T (D0sja.al)

Sondazh

Poll